Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka këmbëngulur sot se “Evropa nuk do të jetë kurrë një ndërmjetëse neutrale mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse ne jemi në anën e Ukrainës dhe po mbrojmë interesat tona thelbësore të sigurisë”.
Megjithatë, ish-kryeministrja estoneze deklaroi se është “shumë e rëndësishme që Ukraina dhe Rusia të shtyhen të flasin me njëra-tjetrën”, duke theksuar se një “armëpushim i pakushtëzuar është parakusht për çdo lloj negociate paqeje”.
Të lidhura
None found
Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Limasol të Qipros, Kallas u shpreh se “Rusia ende nuk po tregon interes të vërtetë për paqen”.
Përpara këtij takimi, ajo kishte deklaruar se Bashkimi Evropian do të ndiqte një qasje “maksimaliste” në çdo negociatë të ardhshme me Rusinë, duke përmendur edhe mundësinë e vendosjes së kufizimeve mbi madhësinë e forcave të armatosura ruse.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, reagoi ndaj këtyre deklaratave sot, duke i cilësuar ato si “idiotike”.
