Presidenti Begaj u uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin nga Meka: Kujtesë për sakrificë dhe kujdes për ata që kanë nevojë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për festën e Kurban Bajramit nga Meka, aty ku ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, Kreu i Shtetit uroi më shumë begati, shëndet dhe harmoni për familjet shqiptare.

Të lidhura

None found

“Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin”, u shpreh Begaj në mesazhin e tij.

Ai theksoi gjithashtu se ndodhet në qytetin e shenjtë të Mekës, ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe, me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud.

 

 

Bajram Begaj: Të dashur besimtarë myslimanë,

Nga Meka, qyteti i shenjtë i besimit dhe paqes, në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet tuaja!

Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin.

Festa si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Jam veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!


Shtuar 27.05.2026 08:32

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbetMadridbetcasibomasyabahis girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibom