PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet më 30 maj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi të shpërndarë nga drejtuesit e PD-së për anëtarët e Kryesisë, ku janë bërë të ditura edhe çështjet kryesore që do të diskutohen në takim.

Të lidhura

None found

Mbledhja pritet të nisë në orën 19:00 dhe do të fokusohet në vendimmarrje të rëndësishme organizative dhe politike për forcën më të madhe opozitare.

Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut, propozimet për përbërjen e organeve drejtuese, si dhe masat organizative për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, janë parashikuar këto pika:

1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në statut.

2. Shqyrtimi i propozimeve të kryetarit të partisë për listën e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 30 majit 2026.

4. Të tjera.


Shtuar 25.05.2026 19:40

Tags: ,
meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişbetorspin girişJojobetCasibom Girişmeritkingsuperbetincasibomcasibomholiganbet girişlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş