Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se mund të japë dorëheqjen së shpejti, pas protestave të zhvilluara në sheshin Slavija në Beograd.

Gjatë një vizite në Pekin, Vuçiç tha para gazetarëve se mandati i tij po i afrohet fundit dhe se largimi nga posti mbetet një mundësi reale.

Të lidhura

None found

“Është e mundur që të jap dorëheqjen së shpejti”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk do ta shkurtojë mandatin në mënyrë artificiale, siç kishte bërë ish-presidenti Boris Tadić, shkruajnë mediat.

Vuçiç minimizoi gjithashtu ndikimin e protestave studentore në Slavija, duke deklaruar se ato nuk mund të destabilizojnë vendin dhe duke i cilësuar si protesta pa përmbajtje dhe jo veçanërisht masive.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë vlerësuan se në protestë morën pjesë rreth 34 mijë persona. Presidenti serb akuzoi organizatorët për incidentet e ndodhura pas përfundimit të tubimit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Partia Progresive e Serbisë do të organizojë tubime nga 26 deri më 28 qershor, duke theksuar se mesazhet politike janë më të rëndësishme sesa numri i pjesëmarrësve.

Duke komentuar raportet mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se Beogradi është “pranë vijës së kuqe” në raport me bashkëpunimin me Pekinin.


Shtuar 24.05.2026 19:58

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişprimebahisOnwin Girişbahis girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş