Berisha: Nuk ka pakt me mazhorancën për miratimin e rregullores së Kuvendit! Zgjedhjet në PD? Një nga motot është ripërtëritja e partisë

Ish-kryeminstri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar zërat për një pakti me mazhorancën lidhur me votimin e rregullores së re të Kuvendit.

Berisha deklaroi se opozita kishte paditur në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë rregulloren e mëparshme të Parlamentit dhe se gjykata e kishte rrëzuar atë për shkak të procedurës së miratimit, pasi sipas vendimit nuk ishte respektuar konsultimi me opozitën.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai shtoi se Partia Demokratike ka propozuar amendamente për të rritur funksionalitetin e Kuvendit dhe se nuk ka pranuar ndryshime që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve.

“Nuk ka asnjë pakt, PD paditi në Gjykatë Kushtetuese rregulloren e re të Parlamentit. Gjykata Kushtetuese rrëzoi rregulloren, jo për brendinë, por për procedurën me të cilën ajo u miratua pa u konsultuar me opozitën. GJK përcaktoi një afat 30 ditor pas të cilit parlamenti duhet të votonte rregulloren në përputhje me vendimin e saj.

Nenet e rregullores në 95% të tyre janë votuar kushedi sa herë nga ata që janë ulur në Parlament, ato janë trashëgimi që nga vitet 1992 e me radhë. Ato rregulla janë votuar e rivotuar. Kësaj radhë GJK e anuloi rregulloren. Ne për të rritur funksionalitetin në interesin e qytetarëve, shtuam disa amendament dhe nuk pranuam asnjë amendamentet që cënonte interesat e qytetarëve. Kush mendon se Parlamenti të rrinte pa rregullore kjo nuk mund të ndodhë. Nëse ndokush sugjeron që të rivotohej nga shumica rregullorja ekzistuese atëherë duhet të ketë parasysh se në bëmë një padi kundër kësaj rregullore në Gjykatë Kushtetuese, ne bëmë padi për interesat e qytetarëve”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet në PD, Berisha tha se një nga motot është ripërtëritja e partisë.

“Ka një grup që po merret me shqyrtimin e statutit, organet e partisë do votohen nga Kuvendi, një nga motet është ripërtëritja e partisë. Ju siguroj se ripërtëritja e saj, organizimi dhe modernizimi do të jenë drejtimet më themelore të punës së PD. Kemi marrë ekspertizat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim, po i shqyrtojmë dhe do ti zbatojmë”, deklaroi kreu demokrat.


Shtuar 22.05.2026 13:56

meritkingjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişbetcio girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetin