Arrihet pakti PD-PS për rregulloren e Kuvendit, çfarë u vendos në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren e Kuvendit, ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores. Mbledhja përfundoi pak momente më parë, ndërsa pritet të kalohet për votim në seancë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Të lidhura

None found

Çfarë tërhoqi PS:

U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare.

Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë kushtetuese, duke hequr propozimin për të raportuar vetëm në Komisionin Xhafaj.

U pranua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës.

Çfarë u pranua nga PD:

Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucioneve përgjigje brenda 5 ditëve dhe mund të kërkojë masa disiplinore deri në shkarkim në rast mosreagimi.

Kryetarët e komisioneve janë të detyruar të thërrasin mbledhje, ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare.

Seanca plenare mund të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar.

Masat disiplinore, pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.

Vendimi ndryshimet ne rregullore date 20.5.2026 perfundimtare


Shtuar 21.05.2026 10:27

jojobetjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobet