Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet

Bordi i Transparencës ka rikthyer rritjen e çmimeve të karburanteve në vendimin e datës 20 maj 2026, duke i rritur sërish pas uljes që ishte bërë vetëm një ditë më parë, më 19 maj.

Sipas vendimit të 20 majit, nafta (gazoil standard SSH EN 590) është caktuar jo më shumë se 202 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 190 lekë për litër në shumicë. Benzina është vendosur në 188 lekë për litër në pakicë dhe 176 lekë për litër në shumicë.

Të lidhura

None found

Në krahasim me një ditë më parë, më 19 maj, çmimet e reja shënojnë një ulje të lehtë. Nafta është ulur me 3 lekë për litër, nga 205 në 202 lekë, ndërsa benzina është ulur me 1 lek për litër, nga 189 në 188 lekë.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora 18.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.


Shtuar 20.05.2026 16:35

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler