Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush e zëvendëson Sylvinhon

Italia mbetet një pikë referimi për FSHF, për Armand Dukën, pasi edhe këtë herë kreu i futbollit shqiptar ka vendosur t’i besojë stolin një tekniku “azzurr”.

Rolando Maran, është i përzgjedhuri i Dukës për të pasur Sylvinho-n në stolin kuqezi. Maran nuk është një emër i panjohur në Itali, por është një trajner me profil jo të lartë, pasi në karrierën e tij ka drejtuar kryesisht ekipe në Serie B.

Aventura e tij e fundit ka qenë në krye të Brescia-s në sezonin 2024/25. Brescia ka qenë edhe ekipi i tij i parë si trajner profesionit në vitin 2005.

Maran është pa një ekip që nga korriku i vitit 2025, ku u largua pikërisht nga Brescia. Tekniku 62-vjeçar ka drejtuar më herët edhe ekipe si Pisa, Genoa apo Cagliari.

Në Serie A, për herë të parë, Maran ka drejtuar ekipin e Catania në vitin 2012, ku vendosi edhe rekord teksa e mbylli sezonin në vendin e tetë duke grumbulluar 56 pikë në 38 ndeshje.

Pas Dosena-s, De Biasi, Edy Reja dhe Panucci, Maran është trajneri i pestë italian që ulet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

 


Shtuar 19.05.2026 10:06

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetStarzbetJojobet GirişjojobetHoliganbet Giriş