Në Shkup studentët shqiptar po zhvillojnë këtë të hënë protestë, të cilët kërkojnë zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Jurisprudencës.
Protestës i është bashkuar edhe aktori Laert Vasili, i cili në një prononcim për mediat ka falënderuar studentët për qëndrimin e tyre atdhetar.
Të lidhura
Gjithashtu ai është shprehur se Shkupi në periudha të ndryshme historike ka qenë qendra e Vilajetit të Kosovës.
“Falënderoj studentët e Shkupit, të cilët vazhdojnë që të jenë atdhetar. Shkupi, në perandorin romake ishte qendra e Dardanisë, perandorin Automane ka qenë qendra e Vilajetit të Kosovës deri në XIX. 81% e popullsisë ka qenë shqiptar. Sot diskutohet gjuha shqipe në një qytet që qendra e tij, është, ka qenë dhe shpresoj që të jetë shqiptare dhe të kujtojmë gjithmonë amanetin një komb, një gjuhë, një flamur ndryshe nuk ekzistojmë,” u shpreh Laerti.

