Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 17 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Të lidhura

None found

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut, pritet të lokalizohen vetëm në relievet malore në veri e lindje me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perwndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.


Shtuar 17.05.2026 07:30

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş