Detaje tronditëse janë zbardhur nga përdhunimi i 19-vjeçares në Greqi, e abuzuar nga një efektiv policie pak ditë më parë.
Vajza 19-vjeçare ka deklaruar në polici, se efektivi i arrestuar kishte edhe një bashkëpunëtor.
19-vjeçarja ka dëshmuar se ata kishin një shtëpi të quajtur ‘Agjensia e shoqërimit’ që e cilëson si ‘bordello’ ku ishin pjesë edhe shtatë gra të tjera që punonin aty.
Ajo tha se ata e kishin shndërruar në biznes, ku kishin hapur edhe faqe në rrrjete sociale ku publikonte foto pornografike, por faqja është mbyllur kur polici u arrestua. Komentuesit e faqes e kanë pohuar ekzistencën e saj dhe kanë thënë se aty publikohej edhe çmimi prej 160 eurosh nëse dikush dëshironte të vizitonte “bordellon”.
Për secilën nga gratë e punësuara aty kishte profil ku publikoheshin foto pornografike të tyre pa shfaqur fytyrën. Pai u mbyll faqja aktiviteti tek ‘Agjensia e shoqerimit’ vazhonte, por komunikonte me klientët në ëhatssap.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici. Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh.