Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin Prrenjas–Librazhd. Mësohet se një motoçikletë është përplasur me një automjet dhe si pasojë dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur.
Konkretisht në motorçikletë udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët pas përplasjes së fortë kanë pësuar fraktura të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë dy djem adoleshentë, njëri banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, janë nisur menjëhershëm për në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
