Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së arrestit në burg”.
Rekursi u bë më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg.
Të lidhura
None found
Vendimi parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative.
Po ashtu, kërkohet arsyetim për personin e pandehur dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhet në kërkesën e Veliajt.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka ngritur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

