Peter Magyar u betua si kryeministër, Von der Leyen: Fitorja e tij, sinjal i fortë për Hungarinë në kohë të vështira

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen uroi sot kryeministrin e ri hungarez, Peter Magyar, duke deklaruar se shpresa dhe premtimi për “një hov të ri” në Hungari përbëjnë një “sinjal të fortë në këto kohë të vështira”.

“Në këtë Ditë të Evropës, zemrat tona janë në Budapest”, shkroi ajo në një postim në platformën X.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përshëndeti “një kapitull të ri në historinë e Hungarisë” pas fitores bindëse të Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare kundër nacionalistit Viktor Orban.

“Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re hungareze”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Bruksel


Shtuar 9.05.2026 22:29