Dita e Europës, presidenti Begaj: Nderojmë ata që e bënë realitet projektin BE, Shqipëria më afër se kurrë integrimit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka ndarë një mesazh në Ditën e Evropës, për të nderuar të gjithë ata që bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian.

Begaj thekson se ky projekt ka në themel vlera si paqja, siguria, demokracia, begatia, solidariteti dhe liria.

Të lidhura

None found

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ndodhet më afër se kurrë integrimit në familjen evropiane, e gatshme të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e veta në projektin evropian.

Postimi i presidentit Begaj:

Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!


Shtuar 9.05.2026 09:29