Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës , kanë rrëfyer momentet dramatike të aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la një tjetër të plagosur.
Ngjarja i ka tronditur të gjithë, ndërsa ata thonë se shteti duhet të kishte marrë masa më parë për shoferin, shtetasin Nikoll Radaçi, pasi ishte problematik dhe konsumonte alkool.
Të lidhura
Një prej banoreve, e cila ishte edhe e afërme e njërit prej fëmijëve kërkon dënim ekstrem: “Të digjet”, thotë ajo.
“Ishte tamam si nëpër filma. Nuk ka fjalë, nuk gjen dot fjalë. Edhe fëmijët u tmerruan. Shteti të marrë masa. Nuk ishte hera e parë për atë person. Ka qenë problematik, por kur ishte i pa pirë nuk kishte njeri më të mirë, aman kur pinte nuk dinte ctë bëntë”, tha një banor i zonës.
“Të digjet, ta marrin vesh të gjithë që ikin kështu këta të luajturit”, tha një tjetër banore.
“Njëra familje, i ati ishte i sëmurë në Itali. Mbrëmëe e mori vesh erdhi. Tjetri është këtu. Tronditje e madhe, jemi të tronditur të gjithë si lagje. Por është edhe për faj të shtetit, policisë. Duhet të merrnin masa ta parandalonin, por tani ske çfarë i bën më asaj pune”, tha banori.

