Tragjedia në Durrës/ Përcillen sot për në banesën e fundit dy fëmijët që u aksidentuan për vdekje nga shoferi i dehur

Ditën e sdjeshme, një aksident tragjik u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur.

Sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit, 9 dhe 12-vjeç.
Nga përplasja u plagos rëndë edhe një fëmijë tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka dëmtime të shumta.

Si ndodhi ngjarja?

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur , të moshës 10-vjeç, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.