“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Dëshmon shoferi që aksidentoi për vdekje dy të miturit në Durrës: Nuk mbaj mend asgjë, mora në qafë fëmijët

Është zbardhur dëshmia e Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari i cili aksidentoi dy të mitur për vdekje ndërsa plagosi rëndë një tjetër.

Shoferi i ‘Benz-it’ dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.

Të lidhura

None found

I marrë në pyetje nga grupi hetimor, Nikollë Radaçi i rënduar psikologjikisht është shprehur se nuk e meriton të jetojë pasi ‘mori në qafë’ fëmijët.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”, ka deklaruar 57-vjeçari.


Shtuar 3.05.2026 21:28