Rei Manaj luks edhe në përditshmëri! Futbollisti në Tiranë, bien në sy veshjet e shtrenjta (FOTOT)

Djemtë e Kombëtares sonë janë shumë të njohur jo vetëm nga sportdashësit. Tashmë, duhet thënë se ata janë edhe të preferuarit e femrave të famshme dhe jo vetëm.  Këtë herë do të ndalojmë tek sulmuesi i kuq e zinjve, Rei Manaj.

Djaloshi nga Lushnja, është shndërruar shpejt në një yll në skuadrën tonë, por një yll edhe në shoëbiz. Pasi kanë përfunduar ëndrrën për Botërorin amerikan, tashmë futbollistët tanë duken disi më të relaksuar.

Të lidhura

None found

Pas angazhimeve në skuadrat ku luajnë, gjejnë kohë që herë pas here të rikthehen edhe në Tiranë. E një vizitë e Manajt në Tiranë, nuk kishte sesi të na shpëtonte. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në zonën e Ish-Bllokut.

 

 

E teksa të gjithë ishim sy e vesh për të parë mos pranë tij kishte vajza, nuk ka qenë kështu. Rei ka kaluar ditën në shoqëri të miqve të tij. pasi ka shijuar një nga baret e kësaj zone, ai dhe miku i tij kanë lëvizur në këmbë për të bërë disa hapa në Bllok.

Por teksa ka bërë vetëm pak hapa, dhe ato me telefon në vesh, ne nuk kishte sesi mos të na tërhiqte vëmendjen veshja luksoze e futbollistit. Një bluzë e “Christian Dior”, një palë pantallona “Luis Vuitton” dhe atletet “Hermes” janë përzgjedhja e Reit në një ditë të zakonshme.

 

 

Edhe më herët, kemi vënë në dukje dëshirën e tij për të pasur marka luksi në të përditshmen e tij. Mesa duket, kjo tashmë është mënyra e jetesës së tij. E teksa të gjithë presin që ta shohin në krah të partneres së tij të re, lidhja për të duket se është ende larg bërjes publike. Kujtojmë se ylli i kuq e zinjve prej disa muajsh është në një lidhje me Arbionën, një modele nga Kosova.

Dyshja u zbulua teksa ishin duke shijuar disa ditë relaksi në Dubai. Arbiona quhet bukuroshja nga Kosova e cila i ka rrëmbyer zemrën Reit. Por edhe Arbiona nuk është një emër i panjohur për publikun.

Prej disa vitesh ajo ka qenë modele dhe influencer, duke pasur në karrierën e saj disa karriera shumë të rëndësishme. Arbiona ka jetuar për disa kohë jashtë vendit, duke pasur edhe një karrierë ndërkombëtare. Si një emër shumë i njohur në Kosovë, partnerja e Reit kanë miq të famshëm nga shoubizi, duke qenë pjesë e rrethit të tyre.

Nuk dihet se ku është njohur kjo dyshe, por ajo që dimë me siguri është fakti se gjërat mes tyre duken serioze. Vetë Arbiona ndan foto me Rein në “Instagram”-in e saj, duke mos e fshehur më këtë romancë.

Nga ana tjetër, futbollisti është më i përmbajtur në postimet e tij, duke preferuar që mos të zbulojë nga jeta private.

 


Shtuar 2.05.2026 10:31