Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga SPAK në Elbasan, në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.
Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 18 urdhërarreste ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në rrjete të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Të lidhura
None found
Mësohet se gjatë operacionit, forcat ligjzbatuese kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, të dyshuara se përdoreshin për aktivitet të paligjshëm.
