Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbulohen porositë që u la kryeministri Rama

Para pak minutash, ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.

Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama, mësohet se u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit.

Të lidhura

None found

Rama kërkoi vijimin intensiv të takimeve dhe përcjelljen e mesazheve për integrimin edhe në mediat sociale.

Fokus kryesor tek ato çështje që lidhen direkt me sfidat e integrimit, një prej tyre edhe siguria ushqimore.

“Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin”, ka thënë mes të tjerash kreu i mazhorancës socialiste dhe i ekzekutivit.

Në fjalën e tij, mësohet se Rama u ndal edhe në rienergjizimim e anëtarësisë së PS.


Shtuar 27.04.2026 14:38