Adriatik Lapaj: Të shfuqizohen ligji i Investimeve Strategjike dhe Paketa e Maleve, është koha të ndalim vjedhjen me ligj të Atdheut

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kërkuar nisjen e procedurave për organizimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e dy ligjeve që, sipas tij, prekin çështjet e pronës dhe interesin publik, Investimet Strategjike dhe Paketa e Maleve.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Lapaj i është drejtuar mbështetësve dhe strukturave duke kërkuar një “besëlidhje të fuqishme” për angazhim qytetar dhe institucional në këtë nismë.

Të lidhura

None found

Referuar Kushtetutës, Lapaj tha se duhet të nisin procedurat ligjore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e formularëve tip, me qëllim mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin nga dy ligjet.

“Unë sot me përgjegjësinë kombëtarë të angazhimit tonë kërkoj nga ju një besëlidhje të fuqishme për tu angazhuar në shfuqizimin e këtyre dy ligjeve. Shumë flasin nëpër televizione, shumë flasin edhe nëpër protesta kur ndodh që prona u vidhet njerëzve, fjalët i merr era dhe duhen vepra. Referuar kushtetutës sonë, nenit 150 pika 1 i propozoj këtij këshilli të nisim procedurat ligjore për të kërkuar nga KQZ formularët tip për mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin prej të dy ligjeve, për ta çuar vendin në referendum kombëtar për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe për ligjin për paketën e maleve. Kjo është detyrë kombëtare. Ju ftoj të nisim punën për të thirrur popullin në demokraci të drejtpërdrejtë, është koha të shfuqizojmë babëzinë e pushtetit të Edi Ramës”, tha Lapaj në fjalën e tij, duke mbyllur se “ është koha të ndalim vjedhjen me ligj të Atdheut”.


Shtuar 26.04.2026 12:08