Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, quan të paligjshëm shkarkimin

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund betejës ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vendosur përfundimisht në favor të tij dhe duke lënë në fuqi detyrimin që shteti t’i paguajnë dëmshpërblim, pas shkarkimit të tij nga detyra.

Sipas vendimi, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe ministria e Brendshme, të cilat nuk pranonin vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit që i dhanë të drejt Nanos për shkarkimit të tij nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit.

Të lidhura

None found

Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra nga kryeministri dhe ministri i kohës, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e tyre për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera.


Shtuar 24.04.2026 21:10