Plot 17.5 milionë euro për Muçin nga Europa, zbulohen prapaskenat e bujshme te Trabzonspori

Kartoni i Ernest Muçit do të blihet nga Trabzonspori, për ta shitur më pas në Europë. “Eagle Media” nga Turqia shton në shkrimin e publikuar, që një ofertë prej 17.5 milionë eurosh mbërriti në zyrat e klubit të Trabzonit.

Kjo është arsyeja, që e shtyn klubin për të investuar sërish te Muçi.

Të lidhura

None found

Opsioni për blerjen e kartonit nga Beshiktashi, mund të shfrytëzohet deri më 10 maj. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen nga Trabzonspori.

Më parë, 1 milion euro u dhanë për të siguruar huazimin.

Muçi nuk ka luajtur gjatë muajit prill për shkak dëmtimi. Rikthimi në fushë pritet pikërisht sot, kur është rezervuar transferta me Samsunspor në transfertë.

25-vjeçari është mjaft i vlerësuar te Trabzonspori. Klubi turk po lufton për të kaluar Fenerbahçen, që ndodhet 2 pikë larg.


Shtuar 23.04.2026 13:11