Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se protesta e radhës kombëtare e opozitës do të jetë edhe më madhështore.
Gjithashtu, kryedemokrati përmendi sërish akuzat ndaj policisë se në protestën e së premtes të kaluar, se ka përdorur spraj kundër arinjve ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se; “kryengritja tjetër paqësore do të jetë më madhështore që ka njohur. vendi”
Të lidhura
None found
“Opozita do t’u përgjigjet në mënyrë të fuqishme, protesta tjetër do të njoftohet shumë shpejt dhe kryengritja tjetër paqësore do të jetë më madhështore që ka njohur vendi”, tha Berisha.
Duke e cilësuar kryeministrin si armikun më të egër ndaj shqiptarëve pas Enver Hoxhës, ai u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe të krijojnë një front të gjerë së bashku për ta larguar nga pushteti.
“Kemi bërë lëshimin maksimal dhe të drejtë se ky bashkim duhet të jetë mbi bazën e kontributeve reale të secilës parti. Ky propozim i tyre është shqyrtuar nga koalicioni ynë, pranuar nga koalicioni ynë dhe urojmë që çdo forcë politike opozitare, e cila gjen aty të ndershmen dhe të drejtën bashkimin mbi bazën e kontributit real. Të bashkohemi, e të krijojmë një front të gjerë e të përbashkët kundër kësaj qeverie për të kthyer votën e lirë dhe larguar nga pushteti Edi Ramën”, shtoi Berisha.
