Këtë të diel, nga ora 08.00 deri në 18.00, demokratët zhvilluan zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD-së.
Deri më tani ka përfunduar numërimi për disa degë, me rezultatet si më poshtë:
Të lidhura
None found
Fatmir Myrta rikonfirmohet si kryetar e demokratëve të Njësisë 5 në Tiranë. Ai garonte me dy kandidatët e tjerë, Artur Mahmutaj dhe Erion Dizdari, ndërsa mori 72% të votave.
Mbyllja e procesit zgjedhor në PD Kurbin i dha fitoren Edmond Shkozës. Ai fitoi me 512 vota, përballë kandidatit Vilson Bitraj, i cili mori 249 vota.
Procesi zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike në Pukë ka përfunduar me shpalljen si fitues të Demir Hysenit. Ai arriti të marrë 275 vota, ndërsa kandidati që garonte përballë tij, Ferit Ringaj, siguroi 230 vota.
Ndërsa në degën e Partisë Demokratike në Krujë u zgjodh si kryetar Aulon Kalaja, i cili ndau vetë fitoren përmes një postimi në rrjetet sociale.
