Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me zhvillimet gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve.
Sipas deklaratës, forcat policore kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe pa pritur përfundimin e fjalës së kryetarit të opozitës, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj djegës dhe mjete të tjera kundër protestuesve.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, disa përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Mes tyre përmenden nënkryetari Luçiano Boçi, deputeti Klevis Balliu dhe drejtuesi i Departamentit të Familjes, Aulon Kalaja. Po ashtu, është raportuar i lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, si dhe dhjetëra qytetarë.
Reagimi i PD
Dhuna e paprecedentë e narkoPolicisë me urdhër të Edi Ramës, sulmet me bomba, molotov, gaz lotsjellës kundër qytetarëve në protestën e opozitës, ka shkaktuar shumë të plagosur dhe të lënduar, disa prej tyre deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë më parë narkoPolicia nuk ka pritur as mbylljen e fjalës së kryetarit të opozitës dhe është futur në mes të protestuesve me repartet speciale ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponja’ duke përdorur bombola spraji djegës drejtpërdrejt mbi protestuesit. Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e narkoPolicisë së dyshes kriminale Rama-Balluku, që ka vetëm një qëllim, frikësimin e qytetarëve dhe shuarjen e valës së protestave kombëtare. Zari i Belinda Ballukut në krye të Policisë për të dëshmuar zellin ndaj shefes, duke përdorur metoda ilegale kundër qytetarëve dhe politikanëve të opozitës e ka future vetën në ‘listën e zezë’ të paligjshmërive, për të cilat do të mbajë përgjegjësi direkte, dhe nuk do mund të fshihet gjithmonë pas fustanit të Belindës dhe çitjaneve të Ramës. Tirana është sonte në shtetrrethim policor me qëllim mbrojtjen e narkoshtetit të Edi Ramës dhe hajdutërisë së tij kriminale. Duke dënuar me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj demokratëve, Partia Demokratike garanton qytetarët se, asgjë nuk do e ndalë protestën dhe kryengritjen paqësore të opozitës deri në rrëzimin e autokracisë elektorale dhe kleptokrate të Edi Ramës.
