“Je llum brenda llumit! Hajdut i vogël”, plas keq mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt në Kuvend: Legen m*t, mbylle gojën

Një debat ka ndodhur në seancën e sotme në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe i tha Shehajt se është nga “parelinjtë” që duan të vendosin edhe më fort diktatin e parasë.

Të lidhura

None found

“Je i njëjti soj, i llojit të parelinjve në këtë vend që duan të vendosin edhe më fort diktatin e parasë, ky je ti”, iu drejtua Braçe nga foltorja Shehajt.

Edhe pse u ul në vendin e tij, tensionet mes dy deputetëve nuk u ulën. Ishte Shehaj ai që iu drejtua Braçes me fjalët: “Je llum brenda llumit, ky je ti. Hajdut i vogël”.

Kjo solli irritimin e deputetit socialist, i cili u ngrit nga vendi dhe shkoi drejt Shehajt duke iu drejtuar me fjalë ofenduese.

Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë që situata të qetësohej. Më pas, kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu për 5 minuta seancën.


Shtuar 16.04.2026 18:54