Izraeli sulmon sërish Gazën/ Humbin jetën gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë

Izraeli ka sulmuar sërish Gazën, duke shënuar kështu gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë. Autoriatetet thanë se gjashtë persona janë vrarë në një sulm që synonte një automjet policie në qytetin e Gazës. Ndërsa nëntë kalimtarë u plagosën, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje rëndë.

Mediat shkruajnë se në pjesën veriore të Rripit të Gazës, forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin vrarë një person të armatosur që i ishte afruar ushtarëve.

Të lidhura

None found

Më shumë se 750 palestinezë janë vrarë që nga 10 tetori 2025, kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të rënë dakord.


Shtuar 14.04.2026 22:54

Tags: ,