Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Drejtori i zjarrfikëses: Flakët janë nën kontroll, kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit

Drejtori i zjarrfikëses të Tiranës ka deklaruar se flakët janë nën kontroll dhe se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, ndërsa shtoi se kanë ardhur zjarrfikës edhe nga Vlora dhe Kamza.

Ai theksoi se nuk mund të konstatohet ende se sa apartamente janë shkrnmbuar, ndërsa shtoi se zjarri ka përfshirë seksioni nga verilindja.

“Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, kemi nga Vora, nga Kamza. Në orën 16:52 minuta kemi marrë lajmërimin për një zjarr tek ky kompleks. Unë kam komunikuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrnmbuar, por zjarri ka përfshirë seksioni nga verilindja”, theksoi drejtori i zjarrfikëses.


Shtuar 14.04.2026 19:50

Tags: ,