Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme, 14 prill, në një kompleks banimi pranë zonës së QSUT-së në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit dhe kanë përfshirë më pas fasadën e pallatit, i cili thuhet se është i veshur me material polisteroli.
Të lidhura
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa edhe shkaqet janë ende të paqarta.


