Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes të rinjve në Korçë, ku një 16-vjeçar, ka mbetur i plagosur. I dëmtuari, me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë) gjatë përplasjes.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po merr dëshminë paraprake të 16-vjeçarit për të zbardhur motivet dhe dinamikën e konfliktit.

