Detaje nga operacioni kundër call center në Tiranë/ Kontrollohen tre godina dhe sekuestrohen 1 mln euro cash

Detaje të reja kanë dalë nga operacini i zhvilluar kundër call center në Tiranë. Në kudër të kësaj janë kryer kontrolle intensive në tre ambiente, të cilët kishin punësuar gjithsesj 300 punonjës. Dy nga ambientet ndodhen në Rrugën e Kavajës, ndërsa tjetri pranë kopshtit zoologjik.

Bëhet me dije se janë vendosur 9 masa sigurie, janë marrë në pyetje mbi 60 punonjës, janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike dhe janë sekustruar rreth 1 milion euro cash, të cilat dyshohen se vinin nga ky aktivitet kriminal.

Hetimi ka nisur rreth 2 vite me parë, ku materiale janë referuar nga dy shtete Austria dhe Gjermania. Dushohet se përmes linave telefonike, janë mashtruar shtetas të huaj, në vendet euripoane deri në SHBA dhe Kanada.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj këtij rasti, ndërsa pjesë e tyre janë edhe shtetas gjermanë dhe austriakë. Prokurorja e çështjes është caktuar Rovena Zoto, ndërsa aksioni ndaj call center-ave dhe goditjes së tyre vazhdon.


Shtuar 13.04.2026 23:18