Brikena zgjedh Kristin për dasmën, reagon i nervozuar Ilir Vrenozi: Udhëtova 200 km për ta mbështetur

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet dasma e dytë tradicionale në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes Mateos dhe Brikenës.

Lidhur me këtë martesë ka reaguar ish-banori Ilir Vrenozi, i cili ka shpërndarë një video ku Brikena dhe Mateo diskutojnë se kë do të dëshironin të kishin në krah gjatë ceremonisë. Brikena është shprehur se do të donte që pranë saj të ishte Kristi.

Të lidhura

None found

Por këto fjalë të Brikenës duket se e kanë prekur Ilirin, i cili ka reaguar publikisht duke theksuar se ai e ka mbështetur Brikenën si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj. Sipas tij, Kristi nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta mbështetur atë jashtë.

Iliri shprehet se është ndjerë i zhgënjyer nga kjo situatë, duke shtuar se ai është mësuar me zhgënjime.

“Sot është dasma e Brikenës e Mateos, më bëri përshtypje Brikena kur tha në krah dua të kem Kristin, Iliri e mbështeti si brenda si jashtë, e bëra 200 kilometra vetëm ta uroja e ti jepja forcë, Kristi s’ka lëvizur gishtin për të mbështetur Brikenën nga jashtë, ajo thotë dua Kristin në krahë…. jam mësuar me zhgënjime s’ka asgjë jo… të trashëgoheni o bir..” shkruan Iliri.

VIDEO


Shtuar 6.04.2026 18:08