“Po abuzojnë sipas qejfit”, qytetarët thirrje Bordit të Karburanteve: Shikoni çmimin e Gazit, ishte 49 lekë dhe po e shesin me 75

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ka shkaktuar një rritje të pakuptimtë të Gazit që përdoret për automjete dhe mbushjen e bombolave të gatimit dhe ngrohjes.

Qytetarët janë përballur ditët e fundit me një rritje abuzive të çmimit të gazit, i cili si në asnjë vend tjetër europian, ka kapërcyer me më shumë se 20 lekë për litër.

Të lidhura

None found

Komentet dhe reagimet janë të shumta, madhe edhe në llogarinë e vetë ministrit Petrit Malaj, teksa kërkojnë prej qeverisë ndërhyrje të menjëhershme sepse siç thonë, çmimet po vendosen nga grosistët e karburanteve sipas dëshirës.

Nga 49 lekë për litër që tregtohej gazi një javë më parë, sot ditë e hënë, është fiksuar në 75 lekë për litër. Nga raportimet e qytetarëve, bie në sy se i njëjti çmim është vendosur në pika të ndryshme furnizimi, duke konfirmuar abuzimin e grosistëve të karburanteve.

Ndryshe nga nafta dhe benzina për të cilët Bordi fikson çmimin tavan, këtë herë gazi është lënë jashtë dhe ndaj prej një jave po abuzohet, me rritje gati dyfish sa çmimi i së hënës së kaluar, datë 30 mars.

Pra, nga 49 lekë, gazi ka parë një rritje të menjëhershme prej 26 lekësh për litër, duke arritur në 75 lekë.


Shtuar 6.04.2026 17:27