Tuneli i Llogarasë drejt kalimit te koncensionari! Sa do paguajnë drejtuesit e automjeteve për një udhëtim

Brenda këtij muaji, drejtuesit e mjeteve do të duhet të paguajnë për të përshkuar segmentin prej 5.9 kilometrash të tunelit të Llogarasë. Për autoveturat, tarifa është përcaktuar 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë vajtje-ardhje, që përkthehet në rreth 1 euro për kilometër.

Ndërkohë, në terren po zhvillohen testimet përfundimtare të sistemit të pagesave. Kamerat e sigurisë, pajisjet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura ndihmëse po verifikohen për të siguruar funksionimin korrekt të skemës së tarifimit, e cila pritet të hyjë së shpejti në fuqi.

Të lidhura

None found

Tarifat do të jenë të diferencuara sipas kategorive të mjeteve. Motoçikletat do të paguajnë 100 lekë, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë tarifa arrin deri në 5000 lekë. Për mjetet me karroceri është parashikuar një tarifë prej 500 lekësh, ndërsa për furgonët dhe autobusët 1000 lekë.

Nga pagesa do të përjashtohen mjetet e emergjencës, policisë, ushtrisë, zjarrfikëses, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Që prej hapjes së qarkullimit 2 vite më parë dhe deri tani, kalimi në tunelin e Llogarasë ishte pa pagesë.