Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare.
Të lidhura
None found
Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore.
Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor, duke mbetur prezente në zonën e Jugperëndimit me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në Verilindje, në lartësinë mbi 900-1000 metra në Lindje-Juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 15 m/s
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.


