Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Sherrit në Vlorë, ku bëhet me dije se një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët.
Flakët të favorizuara nga era kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Të lidhura
None found
Po ashtu raportohet se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ashtu, të favorizuara nga era, flakët rrezikojnë të afrohen disa banesave, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli.
