Stenaldo flet pas daljes nga “Big Brother”: Luizi është fitore për mua, ai më ndryshoi…

Mbremjen e djeshme, ish-banori “Big Brother” Stenaldo Mëhilli, teksa ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, zbuloi më shumë detaje nga eksperienca e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka sqaruar disa nga situatat më të komentuara me banorët e tjerë.

Pyetja- Si ka qenë për Stenaldon formati i “Big Brother VIP Albania 5”?

Të lidhura

None found

Stenaldo: Shumë i shpejtë për t’u folur me ritmin e radios, ama i vrullshëm jashtëzakonisht shumë sa për të të shkundur së brendshmi. Unë kam patur një Big Brother të vështirë.

Gjithashtu, Stenaldo u shpreh se do të dëshironte që të takonte disa prej ish-banorëve, për të kuptuar nëse të gjithë e kanë ndjerë këtë lloj ndikimi pas daljes nga shtëpia.

Kur Elona u shpreh se ai kishte takuar Luizin pas daljes dhe nëse kishte diskutuar për këtë, ish-banori u ndal duke thënë se:

Me Luizin e kam konsumuar, ai i gjykon ndryshe të dy programet. Luizin e kam dritë, më ndërroi rrugën time të BBV dhe e dua fort. Është një nga fitoret më të mëdha të miat të atij programi.


Shtuar 26.03.2026 10:03