Ish-konkurrentja e Ferma VIP 2, Keisi Meshahu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë në rrjetet sociale.
Përmes një “story” në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur gjyshin e saj. Krahas një fotografie prekëse, ku shihet duke mbajtur dorën e tij në shtratin e spitalit, Keisi ka shkruar: “Pusho i qetë gjysh”.

Keisi, e njohur edhe si “Miss Keisi”, u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP 2”, ku arriti të fitojë zemrat e shumë ndjekësve falë natyrës së saj dhe dinamikave që solli në lojë.
Ajo ishte një nga konkurrentet më të spikatura të spektaklit, ndërsa rrugëtimi i saj në program përfundoi pas përjashtimit nga Agai. Megjithatë nuk u largua pa një moment emocionues, pasi mori një surprizë nga nëna e saj.
Gjatë qëndrimit në reality show, Keisi ndau edhe një histori personale prekëse, duke treguar se prindërit e saj ishin në prag divorci dhe se ajo përpiqej të ishte një urë lidhëse mes tyre.
