Lëngjet e pasura me vitamina u japin fëmijëve tuaj energji në një mënyrë shumë të shijshme. Përveç sigurimit të lëndëve ushqyese, lëngjet natyrale mund të përmirësojnë sistemin e tyre imunitar dhe të luftojnë kapsllëkun.
- Banane dhe akull
Përbërësit janë 1/2 filxhan qumësht, 1/2 filxhan qumësht pluhur, 1 banane e pjekur e qëruar dhe kube akulli. Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni derisa të keni një përzierje homogjene dhe të butë.
- Luleshtrydhe dhe arrë kokosi
E vetmja gjë që ju nevojitet është: 1 filxhan qumësht, 1/2 filxhan luleshtrydhe, 1 lugë çaji kokos të integruar dhe 5 pika ekstrakt kokosi. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të kombinohen. Kjo smoothie është shumë i dobishëm për fëmijët tuaj kur ata ndihen të lodhur ose kanë nevojë për energji.
- Banane dhe portokall
Për këtë lëng, ju nevojiten: 1 portokall i qëruar (i prerë në 4 pjesë), 1 banane e pjekur e qëruar, mjaltë dhe kube akulli. Së pari, vendosni gjithçka në blender dhe më pas hidheni në gotë dhe jepjuani fëmijëve./albeu.com