Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, ja urimi i Ramës

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kreu i shtetit ka përcjellë urimin: “Mirëmëngjes 😊 Gëzuar Fitër Bajramin ☀️”.

Fitër Bajrami, shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë me lutje, solidaritet dhe urime për paqe e mirësi.

 


Shtuar 20.03.2026 08:10