E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Gjermani .

Mësohet se shkak i vdekjes, dyshohet të ketë qenë hemorragjia cerebrale.

Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet e tij.

Ai njihej edhe si aktivist që merrte pjesë në debate publik me qëndrime mbi drejtësinë, transparencën, arsimimin dhe çështje të tjera sociale.

Me një përvojë 20 vjeçare në fushën e publicistikës dhe kritikës, Lapardhja ka kontribuar me shkrime në media të ndryshme shqiptare.


Shtuar 19.03.2026 11:51