Pogradeci “përfshihet” nga flakët! Ndizen dy vatra zjarri në dy fshatra, terreni malor vështirëson punën për shuarjen

Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në dy zona të Proptishtit, në Pogradec. Përkatësisht në fshatrat Homçan dhe Somotinë.

Ku në terren janë angazhguar forca zjarrfikëse, banorë të zonës dhe inspektorë të pyjores të cilët janë duke punuar në kushte të vështira për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit malor.

Bvurime për mediat kanë bërë me dije se, zjarri në fshatin Homçan është vendosur nën kontroll ndërsa po vijon puna në fshatin Somotinë, ku për shkak të ërës flakët janë përhapur.


Shtuar 17.03.2026 19:48