Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se shumica e aleatëve të NATO-s i kanë informuar Shtetet e Bashkuara se nuk dëshirojnë të përfshihen në operacionin ushtarak kundër Iranit në Lindjen e Mesme, pavarësisht faktit se, siç vëren ai, ata pajtohen me qëndrimin e Uashingtonit dhe besojnë se Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.
Presidenti amerikan theksoi se nuk është i befasuar nga qëndrimi i “aleatëve”, pasi e konsideron NATO-n një “marrëdhënie njëkahëshe”, në të cilën Shtetet e Bashkuara shpenzojnë qindra miliarda dollarë çdo vit për të mbrojtur vendet e tjera, pa marrë mbështetje përkatëse në kohë nevoje.
Në të njëjtën kohë, Trump pohoi se forcat amerikane i kishin dhënë goditje kritike Iranit, duke deklaruar se forca detare dhe ajrore e vendit ishin shkatërruar praktikisht, si dhe sistemet e tij kundërajrore dhe radar, ndërsa foli gjithashtu për neutralizimin e lidershipit në nivele të shumëfishta.
“Duke arritur rezultate të tilla ushtarake, ne nuk kemi më nevojë ose nuk duam ndihmën e vendeve të NATO-s, nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”, tha ai, duke e shtrirë të njëjtin qëndrim edhe për vende të tilla si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.
Në përfundim, Trump deklaroi se, si president i Shteteve të Bashkuara “vendi më i fuqishëm në botë” Uashingtoni “nuk ka nevojë për ndihmën e askujt”.
