Ditën e sotme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, ku një autoboti i UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë, pranë Gjykatës së Tiranës.
Viktima është identifikuar si Athina Bushi, e cila humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Sipas raportimeve, autoboti i UKT drejtohej nga shtetasi Arjan Bilani, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.
“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


