Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Këtë të hënë më 16 mars 2026, Partia Demokratike mbledh Kryesinë, një ndër organet kryesore vendimarrëse pas Kuvendit Kombëtar.

Siç raporton gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, Kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 12:00, ku pritet të diskutohet vijimi i aksionit opozitar të kësaj force politike, që siç e kemi parë kohët e fundit, i ka intensifikuar protestat kombëtare. Protesta e radhës do

Megjithatë, do të ketë diskutime edhe për sa i përket riorganizimit të PD-së dhe zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në parti brenda pak muajsh.

Në orën 14:00, pritet të mblidhet gjithashtu edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, një mbledhje rutinë e cila zhvillohet gjithmonë një ditë përpara seancave plenare, në mënyrë që deputetët të koordinohen mbi qëndrimet që do të mbajnë në Parlaament.


Shtuar 16.03.2026 11:48