Këtë të enjte, ish-deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur për seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.
Ajo u pa të hynte në godinë dhe para se të kalonte derën komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se “sot ishte filmi i saj në orën 18:00”.
Gjithashtu, ajo u tha gazetarëve se:
“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, filmi im pasdite…”, u shpreh ajo.
“Sot mbasdite kemi filmin hë… mos harroni të vini! Super… super…”, tha ajo teksa hynte në godinë.
Po kështu, i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
Avokati Cakrani, u shpreh teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO se, “sot ka ngjarje të mira në këtë seancë…”.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, në një proces që ka nisur të shqyrtohet nga GJKKO pas kërkesës së SPAK.
