Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, foli ditën e sotme në telefon me Presidentin libanez Joseph Aoun ku shprehu solidaritetin e BE-së me Libanin dhe popullin e tij.
Ursula Von der Leyen e njoftoi këtë në platformën X, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka ndarë 100 milion euro ndihmë humanitare për Libanin.
Kujtojmë se ditën e djeshme u dorëzuan mbi 40 ton furnizime për Libanin.
Ajo përshëndet vendimin e qeverisë Libaneze për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollahut dhe thirrjen e saj për t’i dhënë fund të gjitha armiqësive.
Mesazhi i plotë në “X”
“Bisedë e mirë me Presidentin Joseph Aoun. Shpreha solidaritetin e Evropës me Libanin dhe popullin e tij. Ne po ofrojmë 100 milionë euro në mbështetje humanitare. Dje, ne dorëzuam mbi 40 ton furnizime dhe planifikojmë të organizojmë më shumë fluturime humanitare. Përshëndes vendimin e qeverisë për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollahut dhe thirrjen e saj për t’i dhënë fund të gjitha armiqësive. Ne duhet të sigurojmë një Liban sovran dhe të qëndrueshëm për popullin e tij”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.
