Operacioni më shkatërrues që nga nisja e luftës/ Mediat shtetërore të Iranit: Sulmuam bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme

Në orët e fundit, Irani ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme.

Mediat shtetërore iraniane, raportuan se sulmi ishte “më intensivi dhe më i rëndi” që nga fillimi i konfliktit, raportoi AFP.

Izraeli thotë se identifikoi raketa të lëshuara nga Irani, megjithëse më vonë shtoi se ishte e sigurt që qytetarët të largoheshin nga strehimoret.

Arabia Saudite, tha se kishte kapur dhe shkatërruar dy dronë që po shkonin drejt një fushe nafte.

Sirenat u dëgjuan edhe në Bahrein , ku ndodhet selia e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane.


Shtuar 11.03.2026 08:19